Dy aksidente rrugore ndodhën njëri pas tjetrit pranë zonës së njohur si “Pushimi i shoferit” në Lushnjë, duke shkaktuar një të plagosur.

Një aksident zinxhir ndodhi në kahun e lëvizjes drejt Fierit, ku një mjet tip Caddy përplasi një Benz nga mbrapa, i cili më pas goditi një tjetër Benz. Si pasojë, një person u plagos dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Aksidenti tjetër ndodhi në mes të kryqëzimit tek pushimi i shoferit, ku një mjet tip Skoda përfundoi tek barriera e hekurt, por fatmirësisht pa pasoja për jetën e drejtuesit. Të dyja ngjarjet shkaktuan dëme materiale dhe rënduan qarkullimin në zonë.

Policia rrugore ndërhyri për të stabilizuar trafikun, ndërsa policia shkencore po dokumenton ngjarjet. Kryqëzimi i “Pushimit të shoferit” mbetet një pikë problematike në autostradën Lushnjë-Fier. Zgjidhja përfundimtare pritet nga realizimi i projektit të mbetur në mes, që parashikon ndërtimin e mbikalimeve për lidhjen Krutje–Divjakë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *