Çmimi prej 25 lekësh  për kilogramë i rrushit, është i ulët dhe nuk arrin të mbulojë as kostot e prodhimit për vreshtarët e Luarit në Roskovec. Dikur kjo zonë numëronte rreth 50 vreshtarë ndërsa sot numri i tyre është përgjysmuar. Beqo Toska, kultivues prej 25 vitesh tha se nga 1 hektarë sipërfaqja e mbjellë me rrush dikur, sot ka dy dynymë e gjysëm.  Sipas tij mungesa e tregut, ndër vite i detyron fermerët  të braktisin vreshtat e ti kthejnë këto sipërfaqe në ullishte.

Ndërkohë dy vëllezërit Mitat e Landi Shusha,  janë ndër të paktët kultivues të cilët e kanë gjetur tregun me shoqërine e tyre, duke shitur raki dhe verë teksa theksojnë se është pikërisht mungesa e fuqisë punëtore ajo që i pengon të shtojnë sipërfaqet e mbjella me rrush.

Përballë kësaj situate ata kërkojnë më shume politika mbështetëse nga shteti pasi nuk mund të mbeten në dorë të fatit. Luari ështé pjesë e projektit “100 fshatrat”, projekt që në fakt duhet t’i shërbejë turizmit duke parë me prioritet promovimin e produkteve të zonës, si dhe shitjen e tyre në treg , thonë fermerët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *