Sot me kamerën tonë ndodhemi në fshatin Suk,  në serat e ndërtuara prej fermerëve të këtij fshati, ku disa sera janë braktisur, pasi fermerët kanë shkuar në emigracion.

Kulturat që kultivojnë fermerët  në sera janë kryesisht domatja dhe trangulli, por ata nuk janë të kënaqur se ditët  e fundit në pikat e grumbullimit ka rënë ndjeshëm çmimi i shitjes së domateve dhe trangullit me 50%. Për shitjen me shumicë domatja shitej më parë me 80 deri 100 lekë kg ndërsa sot 40 deri 50 lekë kg, trangulli nga 80 lekë kg, sot në 30 lekë kg.

Rënia e çmimeve të shitjes, mungesa e tregjeve, e subvencioneve ka bërë që fermerët të dalin me humbje.

Edhe pse punëtorët paguhen me 2500 deri 3000 lekë për 8 orë punë, fuqia punëtore mungon, se afro 80% e të rinjve të fshatit kanë shkuar në emigracion.

Të ndodhur në kushtet e tilla ku mungojnë  politikat shtetërore për tregje, subvencionet, pesticidet që rrisin koston tek  fermerët, serat po braktisen edhe pse disa kanë qënë të mbjella dhe me prodhim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds