Kristjan Asllani është lojtari më i ri që iu bashkua Torinos, me një marrëveshje huazimi nga Interi, e cila përfshin edhe opsion blerjeje përfundimtare. Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga klubi piemontez:

“Torino Football Club është i lumtur të njoftojë se ka siguruar të drejtën e shërbimeve sportive të Kristjan Asllanit nga Interi, në formë huazimi me opsion për blerje përfundimtare. Të gjithë në klub e mirëpresin Kristjanin me një përshëndetje të ngrohtë: punë të mbarë dhe Sempre Forza Toro!”

Mesfushori shqiptar, i lindur më 9 shtator 2002, do të mbajë fanellën nr.32 dhe pritet të japë një kontribut të rëndësishëm në mesfushën e Torinos për sezonin 2025-2026.

FOTO+VIDEO/ Kristjan Asllani zyrtarisht te Torino, mesfushori shqiptar vesh

Gjatë kohës së tij tek Interi, Asllani ka luajtur 65 ndeshje zyrtare në Serinë A, duke shënuar tre gola.

Në Champions League është aktivizuar në 19 raste dhe në Kupën e Italisë në shtatë takime duke shënuar një golStatistikat e tij tregojnë një mesatare premtuese pasimesh për ndeshje dhe aftësi të shkëlqyera në kontrollin e topit dhe shpërndarjen e tij në mesfushë, duke e bërë atë një alternativë të vlefshme për skuadrën e Torinos.

Ky transferim tregon besimin e klubit piemontez te potenciali i Asllanit dhe pritet të jetë një shtesë kyçe për të forcuar mesfushën dhe për të sjellë kreativitet në lojën e Torinos.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FTorinoFootballClub%2Fvideos%2F790254906694983%2F&show_text=false&width=267&t=0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *