Retro N’Myzeqe është ekspozita e makinave retro, një koleksion i bukur që u ekspozua dje pasdite në sheshin para bashkisë për qytetarët e Lushnjës. Një eksperiencë e veçantë për të pasionuarit pas automjeteve, por edhe për të gjithë qytetarët që kur panë automjetet kujtuan edhe kohën kur ato përdoreshin në rrugët e Shqipërisë të para viteve ‘90.

Në fillim bleva një makinë Gaz 69 e vitit 1963, para 4 vitesh në Ukrainë që e kam sjellë sot këtu dhe më pas kam marrë edhe makina të tjera, thotë koleksionuesi nga Lushnja. Por më shumë i lidhur jam me makinën Gaz 69 dhe dua të gjej Gaz 51 me karroceri, makina që martoheshin shqiptarët.  

Pjesëmarrësit e grupit “Vespa Vlorë” u përfaqësuan me motorrat Vespa në ekspozitë të makinave retro. Jemi përfaqësuar edhe në Prishtinë me Vespat që janë motorra epoke, thonë ata.

Në ekspozitën Retro  N’Myzeqe u përfaqësuan me automjetet e tyre edhe koleksionistë nga Italia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds