Në GJKKO po mbahet sot seanca e radhës për kreun e PL, Ilir Meta. Kujtojmë që në seancën e radhës, SPAK paraqiti prova të reja për Ilir Metën, i cili është edhe vetë i pranishëm në senacë. 

Zbardhen argumentat e mbrojtjes së Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion ku po shqyrtohet kërkesa e tij për zbutjen e masës së sigurisë.

Avokatët theksuan se me informacionin e paraqitur nga organi procedurës dhe pasi ka studiuar atë konstatohet se në 31 faqe material nuk pati asgjë të re.

Më tej mbrojtja theksoi se “SPAK përfundimisht u bind përsa i përket çështjes së kompanisë lobimit në favor të Partisë Lëvizjes Socialiste përIntegrim (LSI), ku personi nën hetim Z. Ilir Metaj, ashtu siç kishte deklaruar nuk ka asnjë lidhje me kontratat dhe pagesat e kryera.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds