Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku punonjësit e Policisë kanë konstatuar pranë shatërvanit një djalë 4 vjeçar i cili ka humbur.

I mituri është marrë dhe është dërguar në komisariat, ndërsa vijon puna për gjetjen e prindërve të tij.

4-vjeçari i ka thënë punonjësve të komisariatit se babai i tij quhet Flamur ndërsa nëna e tij Vera.

Ai ka deklaruar se ishte larguar nga shtëpia që të shkonte tek gjyshja e tij.

Fëmija është nën kujdesin e punonjësve në dhomën e veçantë të të miturve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds