Apeli i GJKKO ka marrë sot vendimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, vendosën lënien ne fuqi te vendimit nr.56, datë 09.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Tushe ishte dënuar nga GJKKO me 1 vit e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është ulur në një vit.

Ky dënim më pas është pezulluar, dhe Tushe është dënuar me 2 vite shërbim prove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds