Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seanca për kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri, pasi shkak herët e kaluar për shtyrjen e seancës ishte bërë ndryshimin e trupës gjykuese.

Pas largimit të Etleva Dedes nga trupa gjykuese, në vend të saj u caktua Flora Hajredinajn si gjyqtare zëvendësuese e cila kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen. Kujtojmë se avokatët e Fredi Belerit kërkuan pavlefshmëri totale të dosjes së prokurorisë. Fredi Beleri dhe anëtari i shtabit të tij Pandei Kokaveshi u arrestuan më 12 maj me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
https://www.youtube.com/embed/hmS6TPmvMMs?si=1OfHwx4UUIszhQgI
GJKKO nuk u shpreh mbi kërkesën e Belerit për shpalljen e pavlefshmërisë së akteve hetimore që do të sillte automatikisht pushimin e çështjes. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Ndërkohë, jashtë GJKKO aktivistë të çështjes kombëtare kanë protestuar kundër Fredi Belerit, ndërsa e kanë krahasuar me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Radoçiç, që mori pjesë në sulmin në veri të Kosovës. Siç shihet nga pamjet, “Beleri në jug, Radoiçiç në veri”, shkruhet në banderolë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *