Ka dështuar për herë të 29-të përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke thelluar edhe më tej krizën politike në vend.
Edhe në seancën e sotme nuk pati konsensus për formimin e Komisionit që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë për Kryeparlamentarin.
Sikurse në seancat e kaluara partitë politike PDK, LDK, AAK-NISMA e Lista Serbe nuk propozuan emra për anëtarë të këtij komisioni.
102 deputetë ishin të pranishëm në sallë, ndërkaq për formimin e këtij komisioni votuan pro vetëm 53, kundër dhe asbtenim nuk pati.
Kryesuesi Avni Dehari ndërpiti seancën për të vazhduar me 11 qershor në orën 11:00.
Përfaqësues të pushtetit e opozitës së deritashme ia bartën sërish njëri-tjetrit përgjegjësinë për bllokadën e krijuar.