Aksidenti që ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën Fier Lushnjë ka marrë një tjetër jetë. Rrethrrotullimi i Kolonjës ku ndodhi aksidenti është kthyer në një pikë të zezë sa i përket numrit të shumtë të aksidenteve me humbje jete. Mëngjesin e sotëm rreth orës 4.30 mjeti tip Ww Golf del nga rruga në rrethrrotullimin e Kolonjës dhe rrëzohet në kanalin kullues. Drejtuesi Serxhio Gogaj, 28 vjeç nga Tirana gjen vdekjen.

Policia në vendngjarje ka thirrur zjarrfikësit e Lushnjës që kanë nxjerrë mjetin nga kanali, ndërkohë që policia shkencore po dokumenton ngjarjen.

Dyshohet se drejtuesi ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të përgjumjes dhe më pas nga shpejtësia e lartë ka thyer barrierën e hekurt dhe ka përfunduar në kanalin kullues. Ekspertiza mjeko ligjore do të përcaktojë shkaqet e vdekjes, a ishte mbytje apo vdekje nga përplasja në aksident.

Trupi i viktimës është përcjellë në morgun e Lushnjës.

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 04:50, në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, shtetasi S. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka rënë në një kanal me ujë dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds