Kryetari i PD Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë amerikane dhe Presidentit Donald Trump që të shpallë organizatë terroriste kartelet e drogës në Shqipëri, referuar operacionit ”Ura”.

“Në qeverinë e SHBA ka një ndryshim cilësor e të rëndësishëm. Prokuroria e Përgjithshme flet për kartele droge, Trump i ka shpallur disa kartele terroriste. I bëj thirrje Trump dhe qeverisë amerikane të shpallë terroriste kartelet këtu që lëvizin miliarda euro para droge dhe që i lajnë lirshëm pa asnjë lloj kufizimi me firmën e Ramës.

Deklarimi organizata terroristë i organizatave të mëdha mafioze shqiptare, kontribut i madh për sigurinë në Shqipëri, rajon në NATO dhe Europë.

Garantoj se PD është gati të paraqesë çdo provë që vërteton implikimin e Ramës, Taulant Ballës, Ervin Hoxhës e shumë të tjerëve në këto kartele.

Theksoj se dita e djeshme shënon një moment kthese të rëndësishme për shqiptarët dhe jo vetëm

Qeveria është narkoshtet dhe i karteleve të drogës”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds