Në këtë ditë të veçantë Bashkia e Lushnjës, Qendra e Artit “ Vaçe Zela” dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve organizuan një koncert me kërcime dhe këngë popullore tradicionale myzeqare. Idea ishte të festohej Dita e Çlirimit, pikërisht 79- vjetori i kësaj dite, me këngë e muzikë popullore..
Në këtë eveniment morën pjesë Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa, Nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi, deputetja e PS Tatjana Pirro, mësues, prindër, fëmijë, adoleshentë dhe qytetarë.
Këngët dhe vallet popullore të zonës sonë u përformuan nga artistët lushnjarë të cilët ishin veshur me veshjet popullore myzeqare.
Emocione të veçanta përcolli regjisori Shahin Petritaj me poezinë “Ujku Plakë”.
Koncerti u duartrokit nga të pranishmit, sepse shqiptarët janë shumë të lidhur me traditën dhe kanë një shpirt të hareshëm për të kënduar dhe kërcyer.
