Fermerët e fshatrave Topojë, Grykë, Seman, Seman Sektor, Pojan, Sheqmarinas nuk do të mbjellin tokat me grurë ose do të mbjellin shumë herë më pak  tashmë që pritet të nisi edhe sezoni i mbjelljes së tij. Shkaku, thonë fermerët, është mos shitja e prodhimit të grurit të viteve të kaluara.

Kur  bisedojmë me ta thonë e dhashë jo e shita grurin, sepse çmimi ishte shumë i ulët, e falëm dhe nuk e mbjell më. Gjithashtu fermerët tregojnë se qeveria nuk ka praktikuar politika ndihmëse dhe prodhimi vendas del me kosto të lartë për shkak të mos subvencionimeve, plehrave kimikë me çmime të larta dhe nuk sanksionon importin e drithërave me qëllim që të ketë treg prodhimi vendas.

Të ndodhur në këto kushte fermerët kanë vendosur të mos mbjellin sipërfaqe me grurë për këtë vit ose do e reduktojnë ndjeshëm mbjelljen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *