Aksident me pasojë plagosjen e një çifti këmbësorësh, burrë e grua ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 8:30, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i Zi”, para gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier.

Një automjet tip Volksvagen me targa AB 909 DM qe drejtohej nga 31 vjeçarja D.M.  ka përplasur përtokë dy shtetas, burrë e grua A.G. 44 vjeç dhe M.G. 38 vjeçe. Çifti është plagosur dhe  dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe grupi hetimor që kreu veprimet e para për përcaktimin e shkakut të aksidentit  si dhe normalizoi qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për të kryer veprimet proceduriale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *