Një zyrtar i lartë ushtarak i lëvizjes islamike palestineze Hamas është vrarë në 24 orët e fundit nga Forcat Ajrore izraelite, njoftoi sot një zëdhënës ushtarak.

“Gjatë një operacioni të Forcave Ajrore të kryer në 24 orët e fundit janë goditur bazat komanduese të organizatës terroriste Hamas. Gjatë këtij operacioni, Merad Abu Merad, kreu i operacioneve ajrore të (Hamasit) në qytetin e Gazës, përgjegjës për pjesën më të madhe të sulmit vdekjeprurës të së shtunës kundër Izraelit, u vra”, tha zëdhënësi në një deklaratë.

Merad Abu Merad ishte përgjegjës për pjesën më të madhe të sulmit vdekjeprurës të së shtunës kundër Izraelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *