Kryqëzimi i Savrës në autostradën Lushnjë – Fier vazhdon të shkaktojë aksidente. Mesditën e sotme rreth orës 14:00 në një aksident janë përfshirë dy automjete dhe kanë mbetur të lënduar tre shtetas te cilët me urgjencë janë transportuar drejt spitalit të Lushnjës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip Peugeot me targa AA974MC dhe një mjet tip Volkswagen golf me targa AB 473 HP , i cili ne tentativë parakalimi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në mes te trafikndarëseve të hekurta. Uniformat blu në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti i cili pason disa aksidente të tjera edhe me humbje jete. Fatmirësisht sot nuk pati fatalitete, por vetëm të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Ky kryqëzim është dhe do të mbetet një njollë e zezë në autostradën Lushnjë-Fier, pasi mungon nënkalimi apo mbikalimi i mjeteve dhe drejtuesve shpesh herë u mbetet të përcaktojnë vetë përparësinë e lëvizjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *