Bashkia e Lushnjës ka nisur riparimin e stolave në lulishten e qytetit, për më shumë komoditet për qytetarët. Rreth 10 stolave prej betoni iu është hequr zgara e drurit prej disa javësh dhe nuk janë zëvendësuar akoma, duke e bërë të pamundur për qytetarët, kryesisht të moshuarit dhe fëmijët që kalojnë më shumë kohë në park, të ulen. Vetë qytetarët jasht kamerave shprehen të indinjuar për këtë situatë absurde. Disa prej tyre përdorin gazeta ose kartona për t’u ulur, por me kohën e lagësht ekziston rreziku që të ftohen.
Gjithashtu në gjendje të mjerueshëm janë edhe stolat e shëtitores, por sidomos stolat para bashkisë për të cilët një vit më parë televizioni ynë bëri një kronikë, por gjendja vazhdon e njëjtë me gozhdë të dala, dërrasa të hequra e të kalbura, plehra të hedhura.
Dëmtimet e investimeve publike vijojnë të mbeten nje shqetësim serioz për Bashkinë Lushnjë, por dëmtimi i stolave ka ndodhur nga mosmirëmbajtja nga ana e bashkisë, nga kushtet atmosferike dhe nga dora e qytetarëve të ndryshëm të papërgjegjshëm të cilët nuk vendosen para përgjegjësisë.
