Një prej lagjeve më të mëdha në fshatin Qerret i Vjetër, prej vitesh është lënë në harresë. Rruga që përshkon lagjen nuk është më shumë sesa 700 metra dhe ndodhet në gjendje të mjerueshme. Banorët me shpenzimet e veta mundohen t’a mirëmbajnë, por stina e reshjeve e ka rënduar situatën. Fëmijët e kanë më të vështirë për të kaluar rrugën e për të luajtur.

Përveç rrugës edhe linjat e transmetimit të energjisë elektrike janë ato që kanë qenë para viteve ‘90 dhe banorët kanë vendosur vetë shtylla hekuri për kabllot. Tensioni i ulët, shpesh herë na prish pajisjet elektroshtëpiake shprehen banorët.

Këto kushte plus edhe ato ekonomike i detyrojnë banorët të braktisin fshatrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *