Janë mësuar disa nga skuadrat çerekfinaliste të Champions League. PSG përmbys humbjen 1-0 ndaj Liverpool në ndeshjen e parë. Parisienët fituan 1-0 me gol të Dembele në kohën e rregullt, koha shtesë nuk prodhoi gol, ndërsa nga pika e bardhë më të saktë u treguan kampionët e Francës.

Inter ka fituar pa shumë probleme 2-1 ndaj Feyenoord në “San Siro” dhe është kualifikuar për në çerekfinale me rezultatin total të të dy ndeshjeve 4-1.

Zikaltrit gjetën golin pas 7 minutash lojë. Ishte Marcus Thuram që bëri vetë gjithçka bukur dhe shënoi një gol vërtet fantastik. Holandezët barazuan shifrat në minutën e 42-të me Moder nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar nga vetë ai, pasi u desh edhe ndërhyrja e VAR. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në minutën e 50-të, Taremi pengohet brenda zone, penallti për Inter-in. Hakan Çalhanoglu u tregua i saktë nga 11-metrat duke kaluar Inter-in në avantazh 2-1. Vlen për t’u përmendur që në këtë takim pati dhe disa minuta në dispozicion për Kristjan Asllanin, elbasanasi zëvendësoi Calhanoglu në minutën e 60-të.

Dy minuta pasi u fut në fushë, mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë për faull ndaj kundërshtarit dhe do të mungojë në ndeshjen e parë në çerekfinale ndaj Bayern-it.

Në sfidën tjetër të luajtur në “BayArena”, Leverkusen u mund dhe këtë herë nga Bayern, sot me shifrat 0-2.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Rezultati u zhbllokua në minutën e 51-të, Joshua Kimmich asiston direkt nga goditja e dënimit, Harry Kane përfiton nga përgjumja e mbrojtjes vendase dhe dërgon topin në rrjetë.

Goli i dytë për bavarezët u shënua në minutën e 70-të nga Alphonso Davies, pas asistit shumë të bukur të Kane.

Bayern Munich fiton përfundimisht 0-2, ndërsa në total 0-5. Bavarezët do të ndeshen me Inter-in në çerekfinale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *