Në selinë e Partisë Demokratike dega Fier gjatë ditës së sotmë është zhvilluar procesi i votimit në kuadër të Primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit 2025.

I pranishëm në votimin e sotëm është edhe drejtuesi politik i qarkut Gazmend Bardhi , i cili ka dhënë udhëzimet për mbarëvajtjen e procesit.Sot garojnë 22 kandidatë sipas parimit Nje anëtar, një votë. Në selinë e degës Fier pritet të votojnę rreth 1000 anëtarë të cilët kanë të drejtë të votojnë vetëm një prej kandidatëve të listës.

 I pari që çeli procesin ishte drejtuesi politik Gazmend Bardhi i cili hodhi në kutinë e votimit procesverbalin me koder dhe më pas votuan kandidatët për të vijuar me anëtarësinë.Ndërkohë procesi i votimit ka filluar edhe në Patos, Roskovec e Mallakastër ku pritet të votojnë rreth 4000 anëtarë, referuar pjesëmarrjes në proceset e mëparshme. Ndërkohë drejtuesi politik i Qarkut në nisje të procesit ka theksuar se të drejtën e votës e kanë ata anëtarë të cilët janë të pajisur me kartat e anëtarësisë para vitit 2021.

Në një deklaratë për mediat drejtuesi politik i qarkut Gazmend Bardhi e ka vlerësuar pozitivisht procesin dhe pjesëmarrjen masive  të  anëtarëve në votim, teksa u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve në të gjitha pikat e votimit në Qarkun e Fierit që ende nuk kanë votuar të bëhen pjesë  në këtë proces të rëndësishëm të Partisë Demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *