Paraditen e sotme në ambjentet e QKF nisi kampionatit  i 16 -të i shahut për vajza dhe djem ,nga nxënësit e shkollave  9-vjeçare të bashkisë Lushnjë.

Ky kampionat u organizua nga QKF në bashkëpunim me drejtorinë arsimore, me mbështetje të bashkisë Lushnjë.Në këtë aktivitet morën pjesë 10 shkolla me nga 8 nxënës secila,të ndarë në  4 djem  dhe 4 vajza.

Konkretisht morën pjesë nxënës nga shkollat, Skënder Libohova, Foto Puka, Nënshkruesi i Pavarësisë “Nebi Sefa”, 4 Dëshmorët, shkolla Kongresi i Lushnjës etj.

Përgjegjësja e sektorit të sportit pranë QKF pohoi se pjesmarrja e nxënësve ishte shumë e lartë dhe nxënësit ishin tepër të përgatitur .

Këtë vit risi ishte arbitrimi  i kampionatit nga traineri i shahut të Lushnjë.Sot  në faza eleminatore, dolën fituese 13 vajza, 6 cikli i ulët ,7 cikli i lartë, ndërsa djem dolën  20 fitues,10  cikli i ulët dhe 10 cikli i lartë të cilët do të  vazhdojnë në fazat e tjera deri në finale.Sakaq kampionati do vazhdojë gjatë javës me fazat e tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *