Një 24-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme. Arrestimi i të riut mësohet se ka ardhur pasi ai dyshohet si pjesë  e një grupi të strukturuar kriminal në Itali.

I riu i vendosur në pranga është Klinder Luka. Ndaj Lukës Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër arresti mbi dyshime për kryerje të veprave penale në fushën e narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Interpol Tirana po bashkëpunon për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me partnerët italianë, në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar nga Prokuroria e Venecias, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Lezhë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë Italiane dhe me Karabinierinë e Venecias, zhvilloi në Shqipëri, operacionin ndërkombëtar antidrogë, të koduar “SACRIPANTE.AL”.


Gjatë operacionit u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar Klinder Luka, 24 vjeç. Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi dyshime për kryerje të veprave penale në fushën e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, sipas parashikimeve të neneve 81, 110 dhe 73 të Kodit Penal italian. Gjatë operacionit “SACRIPANTE”, u vunë në pranga në Itali, 10 shtetas. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për ekstradimin në Itali, të shtetasit të arrestuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *