Një 46-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kanosur atë, me thikë, që të tërhiqte kërkesën për tu pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij. Policia gjithashtu bën me dije se gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit i është gjetur mjetin prerës (thikë) me të cilin ai dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në një familje në fshatin Fitore, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. S., 46 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë), që ajo të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit, në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin ai dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen.
