Transporti ajror ka vijuar rritjen e shpejtë edhe gjatë tremujorit të fundit të 2024-s. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në tremujorin e katërt 2024, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.385.329 pasagjerë nga 1.890.085 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 26,2%.
Edhe transporti detar i pasagjerëve është përmirësuar lehtë pas rënies në tremujorin e tretë. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 211.371 persona në tremujorin e katërt, me rritje prej 7% me bazë vjetore.
Në transportin ajror gjatë tremujorit të katërt 2024 kanë operuar 18 shoqëri ajrore, nga këto 17 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 82.642 avionë, nga të cilët 81,8% të tyre e zë numri i mbikalimeve.
Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 625,1 ton, nga të cilat 79,8% janë mallra të hyrë dhe 20,2% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, volumi i mallrave paraqitet me rritje 21,3%.
Në transportin ajror, mallrat e transportuara me postë zënë 12,4% të volumit gjithsej të mallrave të transportuar me ajër. Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, volumi i mallrave të transportuara me postë paraqitet me rritje 13,6%.
Në tremujorin e katërt 2024, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.385.329 pasagjerë nga 1.890.085 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 26,2%.
Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e katërt 2024 është 501 ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është rritur me 22,9%.
Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e katërt 2024 zë 0,03% ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.
Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrës it është porti kryesor në vend prej të cilit, gjatë tremujorit të katër 2024, janë transportuar 94,3% e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.895 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 15,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Llojet e grup-mallrave kryesore të transportuara nërmjet rrugëve detare sipas klasifikimit, NST 2007 (Nomeklatura e Statistikave të Transportit), për tremujorin e katër 2024 paraqiten si më poshtë:
* Grupi “Koks dhe produktet e rafinuara të naftës” përbën 20,5% të mallrave të transportuara nga portet;
* Grupi i mallrave “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” përbën 17,0% të mallrave të transportuara
Grupi “Produkte të tjera minerale (jo metalike)” përbën 12,6% të mallrave të transportuara;
* Grupi i mallrave “Qymyr dhe linjit; naftë bruto dhe gaz natyror” përbën 5,8% të mallrave të transportuar.
Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 266 anije, nga këto 235 anije janë të huaja dhe 31 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 28,5%, ku numri anijeve të huaja është rritur me 39,9%, krahasuar me tremujorin e katër 2023.
Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e katër 2024 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 211.371 persona. Porti i Durrësit është porti nga i cili kanë udhëtuar 61,7% e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Sarandës me 29,1% dhe më pas porti i Vlorës me 9,2%, duke u rritur me 7%.
