Rikonstruksioni totat që iu bë unazës së qytetit të Lushnjës ,është një benefit i rëndësisht  për këtë aks pasi impakton jo vetëm infrastrukturën rrugore por edhe zhvillimin e bizneseve në zonë.

Në projektin e ndërtimit të unazës  u parashikuan të bëhëshin  trotuaret për këmbësorët dhe biçikletat, dhe vendosja e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Por përsa i përket sinjalistikës së vendosur qytetarët hasin problem madhore gjatë përdorimit të unazës ,pasi tek kryqëzimi pranë ish komunales ,automjetet që vijnë nga lagja ‘18-Tetori” për të shkuar në qëndër duhet të shkojnë njëhër tek  rrethrrotullimi i plasmasit ,për të vazhduar më pas në qëndër.

Gjithashtu edhe tek kryqëzimi i përroit për tu futur në lagjen “18-Tetori” përsëri duhet të ndjekin rrugën për tek rrethrrotullimi i postbllokut pranë shinave të trenit e të kthehen në destinacion.

Por pavarësisht sinjalistikës qytetarët detyrohen të mos i respktojnë rregullat , sepse për të arritur destinacionin më të afert,ato duhet të bëjnë rrugë  shumë  të gjatë.

Në një nga mbledhjet e Këshillit Bashkiak vitin e kaluar ,kryetarja e bashkisë ka thënë  që do të vendoseshin semaforë në këto dy kryqezime,por nuk janë vendosur ende.

Unaza e re ka ndryshuar pamjen e qytetit dhe ka lehtësuar disi trafikun dhe punën e bizneseve në këtë zonë, pasi kjo rrugë ka vijën më të gjatë të bizneseve.

Por sipas sinjalistikës horizontale dhe vertikale automjetet  nuk  duhet të  parkojnë në këtë aks.

Normalisht qtytetarët për të kryer shërbimet ,blerjet  e tyre etj,duhet që  të parkojnë pranë tyre,por kjo situatë ka sjellë probleme për bisneset,pasi  shpesh herë ka patur raste që policia ka vendosur gjoba për parkim të gabuar të mjeteve.

Sakaq problematikë tjetër për qytetarët është se trotuarët janë të ngushtë,por nuk mjafton me kaq në mes të trotarit janë mbjellur pemë dekorative gjë e cila pengon këmbësorët  dhe  nënat me karrocat e fëmijëve.

Po ashtu edhe pse kjo rrugë përmbanë shumë bisnese ,koshat e mbeturinave ndodhen shumë largë njëri-tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds