Besimtarë të krishterë të Myzeqesë janë mbledhur në kishën e Shën Dhimitrit për të kremtuar Ditën e Ujit të Bekuar. Meshën e drejtoi At Tertio zv metropoliti i Beratit dhe Myzeqesë. Më pas besimtarët i janë drejtuar lumit Seman ku u bë dhe rituali i hedhjes së kryqit në ujë. Pesë të rinj sfiduan temperaturat e ulëta të ujërave të ftohta dhe kryqin e kapi 18 vjeçari Amarildo Sota .
At Tertio uron besimtarët për paqe e të mir me rastin e “Theofanisë”.
Në përfundim të ceremonisë besimtarët urojnë njëri tjetrin.