Besimtarët ortodoksë në qytetin e Fierit kanë festuar këtë 6 Janar , Ditën e Ujit të Bekuar. Kisha e Shën Gjergjit ka organizuar hedhjen e kryqit në ujë në shatërvanin në sheshin “ Europa” ku ky ritual është i përvitshëm. Procesioni nisi me meshën në kishë ku më pas në oborrin e saj besimtarë të shumtë mbushën ujin e bekuar, të cilin e konsiderojnë mbarësi në familjet e tyre.

Më pas vargu i gjatë i besimtarëve iu drejtua shatërvanit të qytetit ku tre të rinj sipas zakonit u hodhën në ujë për të marrë kryqin duke sfiduar temperaturat e ulëta. Ishte 17- vjecari Samuel Kola ai që nxori kryqin nga uji  në këtë ritual ku merrte pjesë për herë të parë teksa nuk ka fshehur emocionet.

I riu ia ka dorëzuar kryqin metropolitit të Apolonisë dhe Fierit , Hirësisë së tij , Imzot Nikolla , duke marrë bekimin e tij. Ndërkohë katekistja Ingrida Bida ka pohuar se këtë vit pjesëmarrja ka qënë më e ulët për shkak se kjo e hënë është ditë pune pas festave , por gjithsesi shumë besimtarë kanë gjetur kohën të bëhen pjesë e ceremonisë së përvitshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *