Ditët e para të muajit Janar të cilat janë shoqëruar me luhatje temperaturash, kanë sjellë fluks virozash respiratore në Spitalin Rajonal të Fierit. Sipas shefit të urgjencës, Klodian Goga, numri i vizitave ditore është dyfishuar duke arritur deri në 150 raste në 24 orë , ndërkohë që grupmoshat e prekura variojnë nga 14 vjec e sipër. Kjo sëmundshmëri është shoqëruar me simptoma të lehta ,dhe nuk është tipike e virusit të ri ka thënë Goga teksa ka theksuar se ka patur edhe raste të mbingarkesës ushqimore të festave teksa ka patur edhe pacientë që kanë patur të nevojshëm shtrimin në spital.
Ndërkohë për shefin e urgjencës Goga, kjo mbingarkesë po përballohet me vështirësi në Spitalin Rajonal Fier , pasi ka mungesë mjekësh. Dy prej tyre janë pezulluar nga prokuroria ndërsa një mjeke tjetër është me probleme shëndetësore. Në këto kushte na kanë ardhur në ndihme mjekët e familjes ka thënë Goga .
Ndërkohë Goga ka apeluar për të gjithë pacientët e prekur nga viruset në këtë periudhë virozash kur imuniteti dobësohet, ti drejtohen fillimisht mjekëve të familjes.