Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se çdo ‘përplasje’ apo moskuptim me Shqipërinë është tejkaluar, ndërsa pohoi se relacionet mes dy vendeve janë si mes motrash.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin Bajram Begaj, Osmani bëri një deklaratë të fortë sa i takon Serbisë, duke e akuzuar këtë të fundit se fut ilegalisht armatime në veri të Kosovës.

“Çdo moment është moment i mirë për të vizituar Shqipërinë. Çdo pjesë tjetër s’ka vlerë. Çdo vizitë që kam jashtë vendit, një nga takimet që nuk lë asnjëherë, janë takimet me ambasadorët shqiptarë. Relacionet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë relacione mes motrash, pasi janë relacione më të sinqerta. Mund dhe do të rrisim koordinimin mes nesh. Është në interes të të dyja shteteve.

Serbia është ajo që acaron situatën në rajonin tonë. Duhet ta shohim gjithë pikturën siç është. Serbia fut armatim ilegalisht në Kosovë. Trajnon pjesë të strukturave ilegale në ushtrinë serbe që më pas të krijojë probleme. Vazhdimisht intimidon dhe terrorizon qytetarët serbë që jetojnë në veri. Pra kjo është sfidë për të gjithë rajonin tonë. Shtetet demokratë dukjet të trajtojnë së bashku të gjitha këto probleme. Nuk duhet që të lejojmë Vuçiç që të shtrijë planin e saj në rajon.”, tha Osmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds