Qendra e Artit “Vaçe Zela” nën kujdesin e Bashkisë Lushnjë vuri në skenë komedinë “Burri i Gruas Sime” me regji të Shahin Petritaj dhe interpretim të Alba Shtëmbari, Ledian Gjeçi dhe Shahin Petritaj.

Regjisori dhe njëkohësisht aktori Shahin Petritaj pas përfundimit të premierës së kësaj komedie tregoi i emocionuar që në 2004 trupa e teatrit “Vaçe Zela” u shkri pikërisht në këtë ditë dhe sot është shfaqja e parë më aktorë profesionistë pas 20 vitesh. Ai shprehu dhe dëshirën për ndërtimin e një teatri profesionist në Lushnjë.

Zoti Petritaj falenderoi edhe dy aktorët e tjerë me të cilët interpretoi komedinë “Burri i Gruas Sime” gjithashtu edhe TV 4+ për pasqyrimin e aktiviteteve kulturore në ekranin tonë.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”UtktUz_DHYA”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds