Sot është 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, dita e protestave për të drejtat e punëtorëve dhe kushte më të mira pune. Në Lushnjë nuk u organizua asnjë prtotestë nga sindikatat, kur dihet tashmë që nga mungesa e vendeve të punës dhe nga kushtet e vështira të punës dhe ekonomike kanë emigruar në masë popullsia dhe sektori që po e vuan më shumë është bujqësia dhe blegtoria.
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 Maj të çdo viti, në shumë vende të botës e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës
Kjo ditë i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin orarin 8 orë të punës, paga mesatare të garantuara, siguri dhe mbrojtje në vendin e punës.
Këto protesta nxorën në rrugët e Çikagos në Amerikë mijëra punëtorëve të fabrikave që kërkonin të drejtat e tyre në punë dhe çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois. Protestat u zhvilluan edhe më 1 maj 1867, në të njëjtin qytet. Ndërkohë, incidente të rënda ndodhën në ditët e para të majit 1886 në Çikago, që njihet si kryengritja e Haymarket.
Këto ngjarje arritën kulmin e tyre më 4 maj, kur pas vdekjes së 7 policëve, policia qëlloi mbi demonstruesit duke shkaktuar shumë viktima në radhët e tyre dhe 8 udhëheqësit kryesorë të federatës së punëtorëve gjithashtu vdiqën nga një bombë e hedhur nga policia. Maji u bë simboli i përpjekjeve të punëtorëve për të kërkuar të drejta dhe kushte më të mira pune.
Në Evropë 1 maji festa e punëtorëve është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të Kongresit të Internacionales së Dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.
