92 mijë turistë kanë vizituar në periudhën Janar- Gusht, Parkun Arkeologjik të Apolonisë duke shënuar rritje krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Përgjegjesit të muzeut Admir Xhelaj harta e vizitoreve ka qenë e zgjeruar nga çdo skaj i botës, por përqindja më e lartë jane evropianë.

Turistët vizitën në Apoloni e konsiderojnë si përvojë  unike, ku përveç monumenteve të shumta në natyrë njihen brenda Manastirit dhe me thesaret e ekpozuara në Muzeun Arkeologjik  të  zbuluara gjatë ekspeditave arkeologjike. 

Xhelaj ka pohuar gjithashtu se gjatë kësaj periudhe ekspeditat arkeologjike kanë vijuar aktivitetin, duke sjellë edhe zbulime të reja. Prej një viti, në kuadër të projektit shqiptaro-francez, po zhvillohen gërmime në termat romake, në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë. Ndërkohë projekti shqiptaro-gjerman do të vijojë gërmimet në tempullin e Shtyllasit duke e shtuar edhe më tej listën e monumenteve të vizitueshme në Apoloni.

Ndërkohë Xhelaj ka pohuar se me rënien e temperaturave janë ekspozuar edhe mozaikët dhe Shtëpia e Athinasë. Me vlerat historike që mbart Apolonia mbetet një dëshmi e gjallë e trashëgimisë tonë kulturore dhe një magnet i fuqishëm për turizmin elitar dhe kulturor në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds