Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimit prestigjioz “Karlspreis – Karli i Madh”, një nga vlerësimet më të larta europiane për kontributin në bashkimin dhe përparimin e Europës.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Bashkimi Europian mbetet përgjigja e vetme për të ardhmen e rinisë europiane, duke sjellë si shembull pasojat e Brexit në Britaninë e Madhe.

“Le të shohim si ky iluzion i Britanisë që mund të kishte më shumë fuqi jashtë BE-së është shkatërruar dhe ka thyer shumë rrjete të ndërtuara brenda Unionit”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se projekti europian nuk është i gabuar, por i papërfunduar, dhe se zgjidhja është “më shumë Europë, jo më pak”.

“Nga Shqipëria, ne mund ta shohim qartë se sa shumë mundësi ofron BE-ja. Por vendet anëtare shpesh i marrin këto të mira të mirëqena dhe humbin vlerësimin për to”, shtoi ai.

Duke e cilësuar BE-në si një nga projektet më vizionare dhe të sofistikuara të historisë, Rama paralajmëroi se dobësimi apo zhdukja e saj do të ishte një tragjedi.

“Do të ishte sikur të dilnim nga historia me këmbët tona”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds