Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme kabinetin qeveritar dhe kryesinë e grupit në një takim informal.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se në takim do të bëhet një analizë e punë së bërë nga kabineti dhe do të diskutohen projektet në zhvillim

Takim 2 ditor përkon me afrimin e datës 12 mars, afat për depozitimin në KQZ të listave të kandidatëve për deputet.

Përgjegjësinë për hartimin e listës e kanë drejtuesit politikë në qarqe, të cilët më pas do ta paraqesin në Kryesi nga ku do të dalin edhe listat përfundimtare.

Drejtuesit në qarqe do të jenë pjesë e listës së mbyllur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds