Nga oborri i Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se Volodymyr Zelenskyy nuk duhet ta shënjestrojë Moskën dhe se Vladimir Putin duhet të bjerë dakord për një marrëveshje armëpushimi brenda një afati 50-ditor, përndryshe do të hyjnë në fuqi sanksionet.
Komentet e tij erdhën pasi gazeta Financial Times raportoi se Trump e kishte inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtonte sulmet e thella ndaj Rusisë.
Gazeta tha se Trump e pyeti Zelenskyn nëse ai mund të sulmonte Moskën nëse SHBA-të ofronin armë me rreze të gjatë veprimi.
“Jo, ai nuk duhet ta shënjestrojë Moskën”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse Zelensky duhet të sulmojë kryeqytetin rus.
