Shqipëria është gati të mbyllë një tjetër kapitull drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Burime diplomatike nga Komisioni Evropian pohuan se është duke u diskutuar data 13 tetor, kur pritet të mbahet mbledhja e radhës ndërqeveritare mes Presidencës së BE-së dhe Shqipërisë.

“Presim të kemi një tjetër ‘super të martë’ më 13 tetor, nga ku Shqipëria do të mbyllë një tjetër kapitull. Ndërsa Mali i Zi do të jetë përballë mbylljes së tre kapitujve”, pohoi i njëjti burim.

Bëhet fjalë për Kapitullin 20, i cili lidhet me Biznesin dhe Politikat Industriale.

Shqipëria deri më tani ka mbyllur përkohësisht tre kapitujt e parë të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian më 14 korrik 2026.

Ato janë: Kapitulli 25: Shkenca dhe Kërkimi, Kapitulli 26: Arsimi dhe Kultura, dhe Kapitulli 30: Marrëdhëniet e Jashtme.

Nga Brukseli, tre muaj më parë, Kryeministri Edi Rama e cilësoi mbylljen provizore të tre kapitujve të parë të negociatave me Bashkimin Evropian si një tjetër gur kilometrik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Synimi i bërë publik prej kryeministrit Edi Rama është që negociatat të përfundojnë deri në vitin 2027, për të arritur anëtarësim të plotë deri në vitin 2030.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds