Donald Trump ka pohuar vazhdimisht se ka një marrëdhënie të mirë me presidentin rus Vladimir Putin, megjithatë nuk kanë qenë të rralla rastet kur deklaratat e ardhura prej tij kanë qenë të ashpra dhe Trump e ka humbur durimin me Putinin.

Ditën e djeshme ai e quajti presidentin rus “të çmendur!

Rastet e tjera kur kjo ka ndodhur:

13 Mars

Pas bisedimeve midis delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Arabinë Saudite – gjatë të cilave të dyja palët ranë dakord të shtynin përpara një armëpushim 30-ditor – Trump tha se shpresonte që Putini të “bënte gjënë e duhur” dhe të binte dakord, ose rrezikonte “një moment shumë zhgënjyes për botën “.

30 Mars

Putin refuzoi të merrej me propozimin, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelensky-t si udhëheqës. Në përgjigje, Trump tha se ishte “shumë i zemëruar” dhe “i inatosur” me homologun e tij rus.

Në një intervistë telefonike me NBC, Trump kërcënoi gjithashtu me tarifa dytësore mbi të gjithë naftën që vjen nga Rusia nëse dështimi për të arritur një armëpushim do të konsiderohej si faj i Rusisë.

24 Prill
Pasi një sulm me raketa ruse në Kiev vrau 12 persona, Trump dha një nga kritikat e tij më të ashpra deri më sot.
“Nuk jam i kënaqur me sulmet ruse në Kiev. Jo e nevojshme dhe në një kohë shumë të keqe. Vladimir, NDALO! 5000 ushtarë po vdesin çdo javë. Le ta përfundojmë Marrëveshjen e Paqes!”, shkroi ai në Truth Social.

26 Prill
Disa ditë më vonë, ai postoi përsëri, duke thënë nuk kishte asnjë arsye që Putini të qëllonte me raketa në zona civile, qytete dhe qyteza.
Ai shtoi: “Më bën të mendoj se ndoshta ai nuk do ta ndalë luftën, thjesht po më shtyn mua dhe duhet të trajtohet ndryshe, përmes bankimit apo sanksioneve dytësore? Shumë njerëz po vdesin!!!”, tha ai.

8 Maj

Trump kërcënoi përsëri me sanksione nëse Rusia nuk pranon një armëpushim.

25 Maj

Trump e quajti Putinin “absolutisht të çmendur” dhe pyeti “çfarë dreqin i ndodhi atij” pas një fundjave sulmesh të rënda ajrore në Ukrainë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds