Bashkia e Lushnjës gjithmonë ka investuar në rrugët e qytetit, por kishte lënë pas dore vendosjen e rampave. Personat me aftësi të kufizuar në kamerën tonë disa herë janë ankuar që pushteti vendor ishte indiferente ndaj kërkesave të tyre dhe nuk kishin vëmendjen e bashkisë për t’u krijuar lehtësira në lëvizjen komode të kësaj kategorie të shoqërisë.

Prej disa ditësh Ndërmarja e Pasurive Publike pranë bashkisë po bën ndërhyrje tek rrugët ku janë pozicionuar vijat e bardha për kalimin e kalimtarëve duke vendosur rampa për kalimin e sigurtë të personave me aftësi të kufizuar që ndeshin vështirësi dhe kufizim të aktiviteteve ditore dhe jo vetëm.

Kjo zgjidhje është e një rëndësie jetike, pasi u garanton dhe u lejon njerëzve me karrige me rrota, me paterica ose me karroca për fëmijë të lëvizin në mënyrë autonome dhe pa pengesa. Përveç kësaj, ato janë një masë e rëndësishme sigurie për të parandaluar aksidentet, pasi parandalojnë rëniet dhe lëndimet.

Gjatë xhirimeve të punimeve me kamerën tonë për vendosjen e rampave vumë re që vijat e bardha tek kryqëzimi i madh i Ypsilonit mungonin. Pas riparimit të rrugës nuk janë vendosur vijat e bardha të cilat në mungesë të semaforëve në qytet janë shumë të rëndësishme për kalimin e sigurtë të këmbësorëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds