Konkursi poetik “Ngjyra në vargje” me poezi të poetëve të rinj dhe të vjetër lushnjarë u zhvillua për herë të parë sot në ambientet e Bibliotekës së qytetit nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve lushnjarë, me mbështetjen e bashkisë.
71 poezi konkuruan në këtë konkurs serioz letrar të poezisë.
Kryetarja e Bashkisë Sefa e pranishme në këtë event përshëndeti dhe inkurajoi poetët lushnjarë.
Tre çmime inkurajuese për poetët e rinj dhe tre çmime të para u përzgjodhën nga juria profesionale me Kryetar Agim Vinca dhe anëtarë Bujar Xhaferri e Agim Bajrami.
Çmimin e parë e fitoi poezia “Mes tokës dhe diellit”, të autores Edlira Gorreja.
Lushnja është një qytet me tradita kulturorë, historike dhe letrare. Këtë e pasqyroi më së miri pjesëmarja e poetëve të rinj dhe të vjetër në këtë mesditë letrare, u shpreh poeti i njohur Agim Vinca.
Kryetarja e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve tregoi që ky event letrar do të kthehet në traditën e muajit maj në Lushnjë.