Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas paraqitjes së Jonaid Myzyrit, Kryetarittë Komisionit të Prokurimeve Publike, në SPAK.
Bardhi ka akuzuar Ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, se po tenton të imponojë rizgjedhjen e Myzyrit në krye të Komisionit, edhe pse mandati i tij përfundon në korrik. Ai ka theksuar se Myzyri është i implikuar në skandale korrupsioni, përfshirë favorizimin e kompanive si Alko-Impex, të cilat po hetohen nga SPAK.
Bardhi ka sugjeruar gjithashtu se Myzyri ka qenë financues i fushatës së Ballukut dhe ka ndihmuar në blerjen e votave përmes kontratave me kompani që punojnë në Fier. Ai ka paralajmëruar se SPAK është duke hetuar këto raste dhe se ata nuk do të kenë mundësinë të shmangin drejtësinë.
Postimi i kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi:
Belinda Balluku po bën ç’mos që të imponojë rizgjedhjen e Jonaid Myzyrit në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike pas dy muajsh dhe pse Myzyrit i përfundon mandati në korrik.
Jonaid Myzyri është i implikuar jo vetëm me favorizimet multimilionëshe të Alko-Impex të cilat po hetoen nga SPAK por ai është dhe tërthorazi financues i fushatës së Ballukut dhe blerjes së votave pasi firmos fitoren e kompanive të sugjeruara nga Balluku që më pas këto kompani të punojnë në Fier për blerje votash. Por harrojnë që nuk kanë kohë e mundësi, SPAK po u troket në derë!