Mëngjesin e së dielës mijëra besimtarë mysliman lushnjarë u mblodhën për faljen e Namazit  të Fiter Bajramit, në sheshin para bashkisë duke përfunduar muajin e Ramazanit,  muajin e agjërimit, përkushtimit dhe reflektimit shpirtëror.

Falja e Namazit filloi në orën 7:30 dhe drejtohej nga Imami Alban Kuka.

Myftiu i rrethit Lushnjë Gramos Blliku uroi besimtarët për Fitër Bajramin duke theksuar se besimtarët duhet të zbresin nga shkalla e krenarisë në atë të modestisë.

Më pas festa vazhdoi me vizitat në xhaminë e qytetit, ku përfaqësuesit e dy forcave politike PS dhe PD uruan besimtarët për Fitër Bajramin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *