Pas një ndërprerjeje disa- ditore të grevës së urisë dhe bojkotit të punës , naftëtarët e fushës naftëmbajtëse të Patos – Marinzës iu janë rikthyer sẽrish protestave para kompanisë” Bankers Petroleum”. Me pankarta në duar dhe flamuj ata kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, dinjitetin e punonjësve, të drejtat e mohuara dhe trajtim të drejtë e të barabartë për çdo naftëtar. Kreu i sindikatës Dritan Shahu, ka pohuar se protesta vjen pas takimeve të zhvilluara  me Ministren e ekonomisë Delina Ibrahima e me përfaqësues të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, ndërsa ka theksuar se deklaratat e deritanishme të kompanisë janë show për ti hedhur hi syve opinionit publik.

Ditën e nesërme do të mbahet një takim në Tiranë  mes naftëtarëve dhe kompanisë ku shteti do të përfaqësohet si ndërmjetésues nga Ministria e Ekonomisë dhe Inspektoriati shtetëror i punës. Ne shpresojmë që kompania të reagojë ka thënë grevisti Dritan Rrapushi , pasi në të kundërt nuk do të ndalemi me denoncime.

Grevistët protestues kanë shfrytëzuar pushimin e drekës për t’iu bashkuar tubimit të sotëm. Naftëtari Nikolin Alushaj ka pohuar se puna në fushë vijon normalisht, por meritokracia është një standart që duhet të vendoset.

Në mbështetje të protestuesve aktivisti, Ferdinant Shehaj ka pohuar se ka ardhur koha që të ngremë zërin fuqishém pasi edhe vetë politikanët kanë interesa në këtë kompani, ndaj e kyçin gojën.

Protesta është shoqëruar me thirrjet “ Turp t’ju vijë”, ndërsa e pranishme ka qënë dhe policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *