Ministria e Drejtësisë, Toni Gogu, u ka kthyer përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt lidhur me transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, mëson Anila Hoxha.

Ndërkohë, pritet edhe përgjigjja nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pasi Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar nisjen e një inspektimi për 24 transferimet e të burgosurve të kryera gjatë 11 ditëve të fundit.

Burime bëjnë me dije se inspektimi synon të verifikojë procedurat e ndjekura për këto transferime. Përfundimet e tij pritet të bëhen të ditura pas përgjigjes zyrtare nga Drejtoria e Burgjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds