Para dy ditësh, policia u njoftua se në fshatin Shtyllas, ishte plagosur me mjet prerës një shtetas dhe menjëherë kanë shkuar në vendngjarje ku kapën në kohë dhe shoqëruan një nga autorët e dyshuar.

Shtetasi P. P. dhe djali i tij, shtetasi N. P., dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (sopatë), që u sekuestrua shtetasin Ll. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. P., 63 vjeç, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Djali i tij, N. P., 40 vjeç, banues në fshatin Shtyllas u kap më vonë duke tentuar të largohej për në shtetin grek.

Pas disa orë kërkimesh të pandërprera, shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kanë marrë informacion se autori po largohej në drejtim të Sarandës.

Forcat operacionale të Komisariatit të Policisë Fier janë vënë në ndjekje të tij dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë bënë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim N. P., 40 vjeç, në momentin që do hipte në autobusin e Konispolit, me qëllim që të largohej për në Greqi.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i këtij shtetasi për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds