Një ngjarje e rëndë është raportuar në Lezhë, ku një 28-vjeçar ka tentuar të vrasë nënën e bashkëjetueses.

Ai tentoi ta vriste, duke e goditur me automjet 48-vjeçaren. Ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Traumës, aty ku po merr mjekim.

Nga ana tjetër pas tentativës së vrasjes 28-vjeçari Cuf Behi, është larguar nga vendngjarja, por u arrestua më pas nga policia.

“Nga veprimet e para hetimore rezulton se, rreth orës 02:05, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, 28-vjeçari, banues në Tiranë, ka shkuar me automjet për të marrë bashkëjetuesen e tij. Në këtë moment kanë dalë familjarët e saj dhe, për motive që lidhen me marrëdhëniet familjare, ai dyshohet se ka përplasur me automjet nënën e bashkëjetueses, shtetasen K. H., 43 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime trupore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve intensive të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi C. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

E dëmtuara u transportua në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur në ngjarje“, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds