Nga Librazhdi, gjatë një takimi elektoral me mbështetësit e PD, lideri i opozitës, Sali Berisha ka sulmuar kandidatin e PS në Librazhd Taulant Balla duke e cilësuar “bajloz i krimit në Elbasan”.

Berisha u tha qytetarëve se “Tao Tao” sic e quan ai Taulant Ballën, fitoi nga votat e qytetarëve miliona euro pasuri, ndërsa e akuzoi Ballën se disa ditë më parë nuk mbrojti shoferin e tij që u rrah për vdekje nga Suel Çela, eksponent i krimit.

Sali Berisha: 11 maji është dita të ndryshojmë e të votojmë për dinjitetin tonë. Dita të votojmë për paqen e sigurinë e ti japim ndëshkimin  më të madh krimit. Çfarë fitoi Tao nga votat tuaja. Tao Tao fitoi qindra milionë euro, fitoi emrin më të keq si bajloz krimi në Elbasan.

E morët vesh para disa ditësh Sueli ja bëri për spital shoferin dhe Tao e qepi gojën, si i paqenë, si ushtar i Surrelit. Tao burrelsi e qepi gojën ndaj njeriut që e kishte patur vite shofer ja theu kockat se nuk mbështeti Sara Milen. Suel Çela do të shpallet terrorist pas 11 majit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds