Një 45-vjeçar u arrestua dje në Londër, pas një sulmi me thikë ndaj disa personave, teksa një i ri nga Izraeli mbeti i plagosur.

Nëna e Shloime Rand i tha BBC-së se djali i saj, i plagosuri 34-vjeçar i sulmit të djeshëm, është në “gjendje të qëndrueshme”.

“Si nënë, jam shumë e tmerruar që këto gjëra mund të ndodhin në rrugët e Londrës, në një komunitet të pafajshëm, ku ne përpiqemi të mos lëndojmë askënd.

Shloime po ecte në rrugë duke u marrë me punët e veta. Munda ta shihja dje. Falë Zotit, ishte i vetëdijshëm gjatë gjithë kohës. Shpresojmë të jetë në shtëpi së shpejti”, u shpreh nëna.

Autori, shtetas britanik i lindur në Somali, u arrestua pas sulmit dhe akuzohet për tentativë vrasjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds