SPAK ka nisur hetimet zyrtare ndaj deputetit të Partisë Demokratike Luan Baçi, pas një kallëzimi penal të depozituar në vitin 2024 nga ish-ortaku i tij i biznesit, Aredin Behari.
Sipas kallëzimit, Baçi akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie në vlerën e rreth 1.5 milionë eurove, për veprime që pretendohet se kanë ndodhur gjatë viteve 2010–2012.
Në kuadër të hetimit pritet të verifikohen deklaratat e pasurisë, bilancet e kompanive dhe lëvizjet bankare të lidhura me periudhën në fjalë.
Baçi u paraqit në SPAK, ku tha se është marrë si person nën hetim, por se nuk i është komunikuar asnjë vepër penale.
Sinc “Një ish-ortaku im, në vitin 2010, në një punë të përbashkët ka shitur aksionet dhe ka ikur dhe pas 16 vitesh është kujtuar të kallëzojë në SPAK. Jemi në proces civil në Gjykatën e Vlorës. Sot u mora si person nën hetim, nuk më është komunikuar vepër penale.”
