SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni.
Ndaj Hysenit dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje sekreti shtetëror.
Kontrollet vijnë si rezultat i hetimeve të dosjes së AKSHI-t, teksa mësohet se aktualisht Hyseni ndodhet jashtë vendit, në Baku të Azerbajxhanit.
BKH ka ushtruar kontroll në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Ilir Proda ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, deri në mars të vitit 2026.
